Friday, January 17, 2014

Xavi: Paraqitja a 700-të për Barcën, shumë e veçantë

Xavi Hernandez thotë se fitorja 2-0 ndaj Getafes në Kupën e Mbretit ishte “një ndeshje shumë e veçantë“, pasi ai bëri paraqitjen e tij të 700-të për Barcën.

33-vjeçari zëvendësoi Cesc Fabregas në pjesën e dytë për të shënuar paraqitjen jubilare në karrierën e tij me Blaugranët, të cilët fituan ndeshjen e kthimit ndaj rivalit madridas me rezultat 2-0, falë dygolëshit të Lionel Messi.
“Është një ndeshje shumë e veçantë. Ende ndjehem i rëndëishsëm, jam i kënaqur dhe po shijoj edhe një tjetër vit. Nuk mund të kërkoj më shumë”.
“Skuadra është e mirë, çdokush luan mirë dhe ne nuk e lëshojmë nivelin tonë bazuar në atë se ndaj kujt luajmë. Ne po kënaqemi me këtë, që është më e rëndësishmja”, ka thënë Xavi. /BlaugranMeZemer ...

Messi: Neymar i duhet Barcës

Lionel Messi thotë se Neymar do të jetë një humbje e madhe për Barcelonën, pasi braziliani dëmtoi gjurin në fitoren 2-0 të Kupës së Mbretit ndaj Getafes.

21-vjeçari u lëndua herët në ndeshjen e mbrëmshme dhe u largua jashtë fushe me ndihmën e stafit mjekësor, për shkak të shumë dhimbjeve.
Dhe, Messi, i cili vetë sapo është rikthyer nga lëndimi, shpreson edhe bashkëlojtari i tij të rikthehet shpejtë dhe ata të fitojnë së bashku.
“Ajo çfarë i ndodhi Neymar është vërtet për të ardhur keq. Nesër do të ketë më shumë teste”.
“Ne shpresojmë të mos jetë asgjë e keqe, ne kemi nevojë për të, ai është i rëndësishëm për ekipin” , ka deklaruar argjentinasi. /BlaugranMeZemer...

Neymar mungon tre deri në katër javë

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do të qëndrojë jashtë fushe nga tre deri në katër javë pas dëmtimit të pësuar në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Getafes.

“Testet e realizuara të premten konfirmuan se lojtari Neymar Jr. ka një ndrydhje të tendonit peroneal në gjurin e djathtë. Vlerësohet se koha e rikuperimit është tre deri në katër javë”.
“Neymar me siguri do të mungojë në tre ndeshjen e radhës në Liga ndaj Levante, Malaga dhe Valencia, dhe në ndeshjen çerekfinale të Kupës së mbretit ndaj Levantes”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Neymar pritet të rikthehet për ndeshjen ndaj Rayo Vallecano më 18 shkurt para udhëtimit në Etihad Stadium për ndeshjen e 16-shes së fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, dy ditë më vonë. /BlaugranMeZemer ... 

Thursday, January 16, 2014

Pique: Messi më i miri i të gjitha kohërave

Lionel Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave, sipas bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Gerard Pique.

Argjentinasi e humbi kurorën e lojtarit më të mirë, Topin e Artë, ndaj rivalit të tij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, më herët gjatë javës.
Por, mbrojtësi spanjoll është i bindur se numri 10 i Barcës mbetet një kategori më vete krahasuar me të gjithë lojtarët tjerë të të gjitha kohërave, transmeton Blaugranmezemer/
“Sipas mendimit tim, ai nuk është më i miri në botë, ai është më i miri që ndonjëherë ka ekzistuar”, ka thënë Pique për Bleacher Report. /Blaugranmezemer...

ZYRTARE


ZYRTARE: 18 lojtarë të thirrur për ndeshjen e nesërme. Jordi Alba and Busquets janë lënë për të pushuar. Iniesta i lënduar.

- Visca el Barça♥ 

Gati ta shkaterrojme nje pjese tjeter te Madridit ...